Gratë vijojnë të mbeten viktima të dhunës. Në 5 muajt e parë të këtij viti, në të gjithë vendin janë vrarë 8 gra. Pjesa më e madhe e tyre për shkak të dhunës në familjë.

Krimi i parë gjatë 2023 që do të trondiste vendin ndodhi më 27 janar.

80-vjeçari Xhevit Sinani vrau me sëpatë bashkëshorten Zeqine Sinani dhe vëllanë e tij Shaqir Sinani 72-vjeç. Krimi i dyfishtë Brenda familjes ndodhi në Gramsh.

Pesë ditë më pas, Dan Hutra plagosi me thikë në Tiranë 40-vjeçaren Marjana Gurakuqi dhe më pas në Kodër Kamzë plagosi me armmë ish-bashkëjetuesen Elena Hysa dhe nëna e saj. Ndërsa të vrara mbetën e motra Mevlute Hysa dhe kunata Hasime Dafku.

Ngjarja makabre nuk do të mbetej me aq, teksa autori Dan Hutra, po në Kamzë vrau me të njëjtën armë Etleva Kurtin, për shkak të konflikteve që kishte pasur në burg me vëllanë e saj.

Mbrëmjen e 12 marsit, në lokalin e Fatjon Muratit që ishte objekt atentati, u vra gabimisht banakjerja Mimosa Paja. Ndërsa në orët e para të mëngjesit të datës 8 prill, Roland Sinani vrau me armë nusen e vëllait të tij, Migena Sinanin.

Gjithsej që në janari deri më tani, në të gjithë vendin kanë ndodhur 18 vrasje që kanë shkaktuar 21 viktima. 7 prej këtyre ngjarjeve janë krime në familje.

TABELA

GRATE E VRARA NE 5 MUAJ

27 janar vritet Zeqine Sinani

1 mars vritet Mevlute Hysa dhe Hasime Dafku

1 mars vritet Etleva Kurti

12 mars vritet Mimoza Paja

8 prill vritet Migena Sinani

17 maj vritet Alma Qevani

3 qershor vritet Zeniat Muhollari 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re