Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar sot një drekë pune me rektorët e dekretuar të Universiteteve Publike të Shqipërisë.

Mes të tjerash, Kreu i Shtetit thekson se ka diskutuar me rektorët mbi rritjen e cilësisë së Arsimit të Lartë dhe motivimin e të rinjve për një formim bashkëkohor konkurrues për tregun e punës.

“Shumë i lumtur sot të isha në një drekë pune me rektoret dhe rektorët e dekretuar të Universiteteve Publike të Shqipërisë. Një mundësi e shkëlqyer për të shkëmbyer mendime dhe për të diskutuar në prag të fillimit të vitit të ri akademik, mbi rritjen e cilësisë së Arsimit të Lartë, motivimin e të rinjve për një formim bashkëkohor konkurrues për tregun e punës, por veçanërisht për një vëmendje të shtuar ndaj masave për t’u kujdesur ndaj shëndetit të studentëve dhe stafit akademik në periudhën e vështirë të pandemisë”, shkruan Meta.

Shumë i lumtur sot të isha në një drekë pune me rektoret dhe rektorët e dekretuar të Universiteteve Publike të…

Publiée par Ilir Meta sur Vendredi 9 octobre 2020

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re