Në një lidhje Skype për Fax News pedagogia Nora Malaj u shpreh se viti i ri akademik ka nisur me problematika të mëdha duke filluar nga braktisja e mësimit deri tek tekstet që nuk janë falas dhe procesi i vaksinimit.

Malaj tha ndër të tjera se sipas statistikave të kryera së fundmi këtë vit pandemik është kryer vetëm 60% e mësimit dhe se nxënësit me aftësi të vecanta e kanë pasur të pamundur ta zhvillojnë online.

“E verteta është që sot pati një ngjaarje të rëndë me vrasjen e efektivit nga 21 vjecari, shpresojmë që shoqëria jonë të jetë shumë e ndjeshme nga këto fenomene.

Një djalë i kësaj moshe duhet të ishte në studime të thelluara ka ndërprerë jetën e tij në mes për shkak të vepres që ka kryer dhe ai nuk arriti dot të kuptojë se paraburgimi të ishte pjesë rehabilituese, ai u bë pjesë e kanabisit.

Jemi në situatë shumë të rëndë, ekonomia është në zbritje, rritja e cmimit të bukës ka bërë që familjet të mendojnë se do të vijë kriza e bukës, nga ana tjetër pandemia me shifra alarmante bën që të dalin në pah fenomene negative të shoqërisë shqiptare.

Jemi përballë një muaji të rëndësishëm kur fillon viti akademik, uroj që kjo situatë të bëjë që shteti të krijojë politika mbrojtëse dhe të mos qarkullojë më para e pisët. Situata e djeshme me nisjen , shkolla de fakto ka nisur para dy javesh pasi u propagandua si nevojë e domosdoshme për problematika që lidheshin me procesin mësimor.

Problematikat që janë shfaqur në vitin e pabdemisë nga të gjithë statistikat për fatin tonë rreth 60% e mësimit u konsumua, për të mos folur për nxënësit me aftësi të vecanta që e kishin të pamundur pasi u krye online.

Njëkohësisht nga raportet e fundit shkolla fillon me 159 godina të mbyllura në disa rrethe sipas BIRN, nga ana tjetër shfaqet standardi i vitit akademik me 4 variante.

Orët e plota të mësimit dhe aftësinë për tu socializuar nxënësit .Tirana ka mësim me 4 turne që më duket absurde, pasi 30 minuta ikin kot sa hyn dhe del mësuesi nga klasa dhe kjo do sjellë pasoja shumë të mëdha më vonë, tekstet janë ende të pashpërndara, 9 mijë maturantë nuk paraqiten dhe shumë studentë nuk do jenë në bangat e shkollës si pasojë e lëvizjes në vendet e tjera.

Ka zona thuajse të braktisura, me shumë pak fëmijë dhe me kushte të vështira. Përpara shkollës po dalin shumë probleme, me menaxhimin me fëmijët që ecin shumë për të shkuar në shkollë, ora e limituar e prindërve për tu marrë me ta, pagat e mësuesve kanë probleme dhe po ashtu shumë tekste që nuk janë falas.

Kemi problem të madh me vaksinimin, viti akademik fillon me problematika shumë të mëdha dhe jemi shumë larg asaj që kërkohet”-u shpreh Malaj.

(E.D/faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re