Rektori i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha në një deklaratë për mediat, ka folur mbi zhvillimin e vitit të ri akademik, nëse do të jetë online apo në audior. Hoxha tha se ky vendim duhet të merrej nga ministria e Arsimit apo e Shëndetësisë.
Ndërsa lidhur me deklaratën e kryeministrit Rama sa i përket vaksinimit të detyrueshëm të studentëve, rektori u shpreh se nuk mund të fliste lidhur me ato që thotë kreu i ekzekutivit dhe se pjesëmarrja e studentëve të pavaksinuar nëpër leksione do të ishte diçka që do përcaktohej nga Komiteti Teknik i Ekspertëve.
“Nuk duhet të ecim mbi supozime, mos të flasim me sikur, do flasim për atë që ndodh lidhur me vendimmarrjen e Komuniteti Teknik. Pa e ditur se kush është pozicionimi unë nuk mund të bëj deklarata që mund të krijojnë konfuzone. Unë nuk mund të flas për kryeministrin Rama, presim vendimmarrjen për mënyrën sesi do zhvillohet ky vit akademik. Ne jemi institucione publike nuk varemi nga qeveria. Do konsultohemi me senatet akademike. Unë u bëj thirrje studentëve tanë, atyre pak pedagogëve nga personali i Tiranës që mos të humbasin kohë me vaksinimin”– u shpreh rektori Artan Hoxha.
Prononcimi i Plotë për mediat nga Rektori i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha
Përballja me këtë virus të padukshëm është shumë e vështirë. Mesazhi im është vaksinimi sa më i shpejtë i sa më shumë njerëzve për mbrojtjen nga virusi. Po punohet edhe me mekanizma tjerë por ne do ecim me atë që sot është efektive. Ajo cfarë unë them është që studentët dhe pedagogët duhet t’i nënshtrohen vaksinimit. Të jenë të vetëdijshëm se vaksinimi shpëton jetë. Përsa i përket vaksinimit të detyrueshëm unë nuk thashë gjë por eksperienca e disa vende të tjera ka treguar se është vënë mekanizmi që në ambiente të caktuara kanë vënësi rregull që të mos bëhet pothuajse asgjë nëse nuk janë të vaksinuar. Ka një raport midis interesit publik dhe individual, dhe në vende më të zhvilluara janë bërë këto llogari.
Kanë arsye pse Franca dhe Greqia i ka bërë vaksinat e detyrueshme. Jam munduar të marr numrin e të vaksinuarve në universitet, por nuk e kemi këtë informacion të saktë. Kam të dhëna Jemi rreth 1200, nga këta 900 e ca janë vaksinuar. Shumica me të dyja dozat. Ndërsa vetëm 160 prej tyre nuk janë vaksinuar akoma. Ajo që kam konstatuar pas kthimit nga pushimetështë që ka fluks të vaksinimit.
Kjo është kompetencë e ministrit të arsimit, besoj se mesi i muajit tetor do jetë fillimi i vitit akademik. Diskutimi është nëse do bëhet online apo në auditore ose një kombinim i të dyjave.
Cfarë do ndodhë me studentët që nuk vaksinohen?
Nuk duhet të ecim mbi supozime, mos të flasim me sikur, do flasim për atë që ndodh lidhur me vendimmarrjen e Komuniteti Teknik. Pa e ditur se kush është pozicionimi unë nuk mund të bëj deklarata që mund të krijojnë konfuzone. Unë nuk mund të flas për kryeministrin Rama, presim vendimmarrjen për mënyrën sesi do zhvillohet ky vit akademik. Ne jemi institucione publike nuk varemi nga qeveria. Do konsultohemi me senatet akademike. Unë u bëj thirrje studentëve tanë, atyre pak pedagogëve nga personali i Tiranës që mos të humbasin kohë me vaksinimin.
…
/faxweb
