
Nesër nis viti i ri shkollor për rreth 345 mijë nxënës dhe 31 mijë mësues.
Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu teksa u uroi suksese nxënësvem nënvizoi se viti i ri shkollor me risi dhe investime të rëndësishme.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale Manastirliu shkruan “fillim i mbarë, me tekste falas për 236 mijë nxënës, 30 shkolla të reja dhe të rehabilituara 340 laboratorë SMART, kurrikulën e re në klasat e IV, laboratorë rinj të shkencave, palestra e terrene të reja sportive”.
“Mësuesit, psikologët, punonjësit socialë, oficerët e sigurisë dhe i gjithë stafi i shkollave tona janë gati të mirëpresin nxënësit në ditën e parë të shkollës”, shkruan ministrja.
