Deputeti Lefter Koka dalë nga listat e Lëvizjes Socialiste për Integrim, por që nuk pranoi të digjte mandatin një vit më parë, ka deklaruar se nuk e din akoma nëse do të garojë për një mandat tjetër por që do të votonte për Partinë Socialiste.
Koka, tha në “Real Story” se lidhjet e tij me Partinë Socialiste kanë qenë të hershme dhe se me PS ka një histori dhe lidhje familjare e miqësore.
“Unë sot nuk përfaqësoj asnjë grupim politik. Sigurisht kam një histori me PS, kam përfaqësuar atë që më 2000 në Këshillin Bashkiak. Kam qenë në disa gare qoftë si kryetar bashkie, qoftë në zgjedhje parlamentare. Lidhjet e mia familjare, shoqërore e sentimentale kanë qenë me këtë forcë politike. Nuk e kam kuptuar asnjëherë Sali Berishën që më etiketonte, vetëm të sulmonte dhe të fyente”, tha Koka.
Deputeti tha se do të jetë një votues i PS, duke mos thënë se do të pranonte të jetë kandidat për deputet i kësaj force politike mbase ky prononcim ishte një ftesë ndaj Ramës për ta patur parasysh ose si një konfirmim që e ka tashmë por që nuk deshi ta bënte publik.
“Ky Komitet Politik është bërë tashmë një lojë, ku disa përfaqësues të huaj ka që janë pjesë e diskutimit. Kjo gjë kërkon vullnet tashmë. Votues i PS do të jem, por do jem apo jo deputet këtë nuk e di. Mendoj se interesat madhore duhet të dalin mbi interesat personale.
Shumë burra e gra dridhen, sepse nuk e dinë se ku i vendos kryetari. Kjo gjë duhet të ishte një kërkesë e të gjithë deputetëve. Listat e hapura ka shumë të mira. Unë besoj shumë Agron Dukën dhe te njerëzit që ka pranë Goni. Duke e njohur, nuk do të doja të ishte stojcë e partive të mëdha politike. Nuk është mirë që të jesh parti e vogël e të presësh partinë e madhe që të fitojë”, tha Koka.
Ndërkohë, i pyetur nëse do të rikthehej përsëri në LSI, Koka u shpreh: Besoj kjo është mbyllur. LSI është forcë e re politike dhe ka objektiva të tjera. Si unë ka dhe kolegë të tjerë që janë aktivizuar më pak dhe mund të mendojnë ndonjë largim ilegal. Por komunikimet e mia me ta kanë qenë më të pakta por të mos thënë inekzistente.
/faxweb
