Publicisti i njohur italian Vittorio Sgarbi ka reaguar pas publikimit të videos ku ai u duk se rrezikoi të mbytej mes dallgëve të larta të detit në Palasë.

Duke folur në një video të publikuar nga kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli, Sgarbi tha se ishte mirë dhe gëzon shëndet të plotë.

“Gëzon shëndet të plotë. Sapo kemi vizituar Butrintin, Sarandën, Gjirokastrën dhe sapo mbaruam vizitën tonë në Tepelenë dhe po shkojmë drejt Beratit,”- tha Leli.

Ndërsa publicisti italian u shpreh se doli më i fortë se kurrë nga uji dhe e konsideroi një pagëzim shqiptar.

“Dola më i fortë se më parë. Asgjë serioze dhe vajza ime më ndihmoi të dilja nga uji. Ishte një pagëzim shqiptar,”- u shpreh ai.

Sgarbi po pushon në bregdetin shqiptar të Jugut këto ditë. Video ku kritiku i njohur i artit rrezikoi të mbytej u publikua në kanalin e tij të Youtube.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re