Pas vendimit për zgjatjen e afatit për vizat amerikane deri në 10 vjet, ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim njofton se ka pasur një rritje të aplikimeve. E për rrjedhojë, kjo ka sjellë pritje të gjata për intervistat në ambasadë.

 

Në një postim në “Twitter”, diplomatja amerikane u bën thirrje qytetarëve që në raste urgjente, si trajtime mjekësore, vdekje familjare e programe studentore, të aplikojnë për proces të përshpejtuar.

 

“Pas shpalljes së vizës 10-vjeçare amerikane për shqiptarët dhe lehtësimit të kufizimeve të udhëtimit COVID, ka pasur një rritje të aplikimeve për viza, gjë që ka sjellë radhë të gjata për intervista. Ne e dimë se kjo është zhgënjyese dhe ekipi ynë konsullor po punon shumë për të ulur kohën e pritjes. Në raste urgjence të vërtetë (trajtim mjekësor, vdekje familjare, programe studentore ose shkëmbimi me afat të caktuar), ju lutemi kërkoni përpunim të përshpejtuar dokumentesh kur aplikoni. Ju gjithashtu mund të shkruani në [email protected] që të aplikoni për trajtim më të përshpejtuar të kërkesës për vizë”, theksoi Kim.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re