Skip to content

Vizat për rusët/ Borell dakordëson me ministrat e jashtëm të BE: Pezullim i plotë…

Joseph Borell ka bërë të ditur se do të pezullohet plotësisht marrëveshja e BE me Rusinë për lehtësimin e vizave për shtetasit rus.

 

Përfaqësuesi i lartë i poltikës së jashtme të BE, Borell e bëri të ditur lajmin përmeës një reagimi në Twitter.

 

“Ne kemi parë një rritje të konsiderueshme të kalimeve kufitare nga Rusia në shtetet fqinje. Ky po bëhet një rrezik sigurie.

Prandaj ne jemi dakord sot me Ministrat e Jashtëm të BE-së për pezullimin e plotë të marrëveshjes BE-Rusi për lehtësimin e vizave.”- shkruan Borell.