Skip to content

Vizatime spektakolare, historia e artistit që mund të rikrijojë qytete të tëra falë memorjes

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Kur ishte veçse tre vjeç, mjekët e diagnostifikuan me autizëm. I lindur më ’74 në Britani, Stephen Wiltshire (Stiven Wiltshajër) në moshën 5 vjeçare, gjeti artin si formën e komunikimit të tij.

Familja e dërgoi në një shkollë për fëmijët me nevoja të veçanta dhe atje mësuesit u përballën me vështirësinë e djalit për të folur. Por shumë shpejt e kuptuan se ishte vizatimi çelësi dhe një prej mësuesve i hoqi lapsat. Stiven nisi të flasë dhe të kërkojë sërish lapsat e letrat. Që nga ajo kohë ky njeri ka kaluar në një rrugëtim të vështirë, ama vizatimi ka qenë drita që e ka çuar përpara.

Pas thuajse 4 dekadash, ai është një figurë e njohur kudo në botë për aftësinë e tij për të vizatuar në detaje ‘kaosin’ e qyteteve të mëdha në thuajse të gjithë globin.

Një udhëtim drejt New York-t ndryshoi shumëçka në konceptimin e tij të artit. Shkoi në Amerikë për të vizatuar qiellgërvishtëset e këtij qyteti dhe pasi pa nga ajri të gjithë atë ‘kaos’ ndërtesash, u ul përballë një letre të madhe vizatimi për të “rikrijuar” me laps New York… veçse falë memorjes.

Aftësia e tij e jashtëzakonshme për të përdorur ‘memorjen fotografike’ e ka distancuar këtë artist me autizëm, si një njeri me një shprehje krejt të veçantë për vizatimin.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë