Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, jep disa këshilla për të gjithë ata persona që do të udhëtojnë me vizë turistike.

Në sqarim thuhet se vizat turistike janë për një udhëtim të shkurtër
në Shtetet e Bashkuara dhe se me të nuk mund të punosh apo të studiosh.

“Sigurohuni që të ndiqni rregullat e vizës tuaj kur të udhëtoni për
në Shtetet e Bashkuara. Nëse keni pyetje se çfarë lejohet ose jo me
vizën tuaj, më pyesni mua! Është gjithmonë kënaqësi për mua t’ju
ndihmoj. Pyet Anën”, thotë ambasada.

Më tej nëpërmjet një skice sqarohet se është e paligjshme të punohet me vizë turistike.

Po ashtu thuhet se vizat e punës janë në dispozicion vetëm për punë të veçanta dhe janë shumë të kufizuara

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re