Ashtu siç është bërë një hap mes Turqisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, ne do të ndërmarrim hapa të ngjashëm me të tjerët, tha presidenti turk.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, njoftoi të hënën se do të bënte një vizitë në Emiratet e Bashkuara Arabe në shkurt 2022 dhe se do të bënte hapa të fuqishëm me kërë vend, pas shkrirjes së akujve mes tyre. Kujtojmë që ditë më parë, lideri emiratas, Princin e Kurorës, Mohammed bin Zayed Al Nahyan.

Erdogan iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në aeroplan pas kthimit nga vizita në Turkmenistan dhe me atë rast foli fillimisht për gjendjen aktuale ekonomike dhe lëvizjen e kursit të lirës turke.

“Ne do t’i zgjidhim problemet e rritjes së çmimeve të shkaktuara nga lëvizja e kursit të këmbimit, e cila nuk ka bazë ekonomike, për të mirën e kombit tonë përmes investimeve, punësimit dhe prodhimit”, tha Erdogan.

Ai nënvizoi se asnjëherë nuk ka avokuar dhe nuk do të mbrojë rritjen e normave të interesit. Ai nuk do të bëjë lëshime për këtë temë.

“Ne jemi të gatshëm të ofrojmë mbështetjen e nevojshme për ata që do të investojnë, veçanërisht bankat publike. E gjithë ajo që ka rëndësi është që ju të investoni, të rrisni investimet tuaja dhe të gjejmë vende të reja pune”, tha Erdogan.

Duke folur për marrëdhëniet me Emiratet e Bashkuara Arabe, Erdogan njoftoi se së shpejti do të vizitojë këtë vend, me të cilin po tenton një pajtim të madh pas një ftohjeje të gjatë, sidomos për shkak të bllokadës ndaj Katarit.

“Në shkurt do udhëtoj për një vizitë kthimi në Emiratet e Bashkuara Arabe. Unë po shkoj me një delegacion të madh dhe do të bëjmë disa hapa të fortë”, tha Erdogan, duke shtuar:

“Ata na kanë ofruar një plan investimi 10 miliardë dollarësh dhe me zbatimin do të ndërtojmë një të ardhme ndryshe dhe më të bukur”.

I pyetur për marrëdhëniet e Turqisë me Egjiptin dhe Izraelin, ai tha:

“Meqë një hap është ndërmarrë mes Turqisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, ne do të ndërmarrim hapa të ngjashëm me të tjerët”.

Erdogan u pyet gjithashtu se cila është perspektiva e Turqisë në kontekstin e rritjes së tensioneve në kufirin e Ukrainës, ku, sipas raportimeve të mediave, ka rreth 100,000 trupa ruse. Për këtë, ai u përgjigj:

“Pozicioni ynë është i qartë këtu. Ne mbështesim dominimin e paqes në rajon, veçanërisht për qasjen që vlen për turqit e Krimesë. Ne kemi biseduar me Rusinë mike dhe veçanërisht me Putinin në disa raste dhe jemi duke i diskutuar këto çështje. Dëshira jonë është që ky rajon të mos bëhet një rajon i dominuar nga lufta, por të shkojë në të ardhmen si një rajon i dominuar nga paqja.” //

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re