Kryeministri Edi Rama ka zbuluar se vizita e tij drejt Gjermanisë nuk ka të bëjë me një takim me kancelaren Merkel, për të cilën thotë se bisedon vazhdimisht në telefon dhe jo cdo gjë bëhet publike.

“Ju kam thënë rrini larg pusetës digjitale të Saliut por nuk më dëgjoni se aty ka shumë lëndë helmuese luftarake dhe ju corientojnë. Me kancelaren jam takuar sic takohet këtë periudhë përmes ko,pjuterit, kemi diskutuar për të gjitha ato që mund të diskutonim dhe nuk kuptoj se cila do të ishte arsyeja që të shkoja në Gjermani të takoja kancelaren.

Me kancelarin flasim edhe telefonikisht dhe jo gjithmonë duhet bërë publike. Por nuk do e takoj kancelaren, as herën tjetër nuk isha në takim me të. Në pusetën digjitale futen hundën, mbeten këmbët bremda”, tha Rama duke e lënë mister arsyen e vizitës. Në fjalën e tij nuk dha një përgjigje nëse do të lobojë për uljen e Shqipërisë në tryezën me BE.

Sa i përket përfundimit të tre cikleve për deputetët dhe ministrat e qeverisë aktuale, zbuloi se të dhënat nuk do të bëhen publike pasi gjithcka bëhet për të zgjedhur skuadrën më të mirë.

“Në fund të tre cikleve, do të bëjmë një vlerëism të përgjithshëm që do të jetë i vlefshëm për ta ndarë brenda nesh në funksion të arsyes pse bëhet. Kjo nuk bëhet për të bërë zhurmë dhe për ti dhënë ushqim tregut të llafeve dhe lajmeve të rrema. Kjo bëhet për të zgjedhur më mirë skuadrën tonë”, tha Rama. (A.M/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re