Kryeministri Edi Rama dhe ish-presidenti amerikan Bill Clinton janë takuar në vilën 30, rezidencën qeveritare pranë Kuvendit.

Mësohet se takimi i Ramës me liderin amerikan po mbahet në kuadër të vizitës dy ditore të ish-presidentit Clinton në Tiranë.

Kujtojmë se ish-presidenti Clinton mbërriti pasditen e djeshme në 3 korrik, ku u prit me një pritje solemne prej aeroportit “Nënë Tereza” dhe më pas në një ceremoni në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. ku ishin të pranishëm edhe qytetarë të shumtë.

Presidenti i 42-të i SHBA-ve u vlerësua dje me “Kordonin e Madh me Yll të Mirënjohjes Publike”.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re