Policia e Shtetit ka hartuar një plan masash në bazë të axhendës së ish-presidentit të SHBA-së, z. Bill Klinton, i cili pritet të mbërrijë në Tiranë këtë të hënë.

 

I gjithë itinerari që ish-presidenti i SHBA do të ndjekë, do të shoqërohet me një plan të detajuar masash për të siguruar mbarëvajtjen dhe sigurinë e tij.

 

Disa rrugë do të bllokohen, ndaj policia ka bërë publike rrugët alternative që qytetarët mund të ndjekin.

 

Njoftimi i policisë:

 

Drejtuesit e automjeteve të shfrytëzojnë rrugën dytësore nga Vora, për të qarkulluar në drejtim të aeroportit të Rinasit, pasi këtë të hënë nga ora 14:00 deri në orën 15:30, do të jetë të bllokuara rrugët:

 

Nga Rinasi – Qafa e Kasharit – Mbikalimi tek Casa Italia – nënkalimi te ish-sheshi “Shqiponja”.

 

Gjithashtu, këto rrugë do të jenë të bllokuara edhe më datë 04.07.2023, nga ora 13:30 deri në orën 15:30.

 

Rrugë të tjera që do të bllokohen janë:

 

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi i Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, rruga “Papa Gjon Pali II”, rruga “Ibrahim Rugova” dhe rruga “Ukraina e Lirë”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re