Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani dhe Sekretari i Shtetit e SHBA, Antony Blinken firmosën sot në Tiranë Memorandumin e Mirëkuptimit Kundër Manipulimit të Informacionit të Shtetit të Huaj (dezinformimit) si dhe Memorandumin e Mirëkuptimit për Programin e Shkëmbimit Akademik Fulbright.

Memorandumi i parë ofron një kornizë bashkëpunimi për të monitoruar dhe kontrolluar informacionin e shtetit te huaj për të luftuar manipulimin e tij nga aktorët e huaj në mënyrë që të mbrohen vlerat e përbashkëta te demokracisë në nivel ndërkombëtar.

Përmes këtij MOU Shqipëria dhe SHBA shprehin vullnetin që të punojnë së bashku edhe me kombet njëmendëse, për të luftuar informacionin e manipuluar. Ky bashkëpunim do të përfshijë hartimin e politikave kombëtare, rritjen e ndërgjegjësimit dhe sensibilizimit për kërcënime të tilla, mbështetjen për shoqërinë civile dhe angazhimin shumëpalësh.

Memorandumi i Mirëkuptimit/ Programi i Shkëmbimit Akademik Fulbright synon që çdo vit të propozohen studentë, staf akademik dhe profesionistë nga institucionet e arsimit të lartë dhe institucionet e tjera të Republikës së Shqipërisë për të studiuar në universitetet e SHBA-së dhe të koordinohet nga përfaqësuesi amerikan, pjesëmarrja e studentëve, stafit akademik dhe profesionistëve të Shteteve të Bashkuara në studim, kërkimet ose trajnime akademike në institucionet akademike apo institucionet e tjera të Republikës së Shqipërisë.

Me anë të këtij memorandumi mirëkuptimi, Qeveria e Republikës së Shqipërisë (Këshilli i Ministrave), nëpërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Sportit do të mbështesë nga ana financiare programin e shkëmbimit akademik “Fulbright Student” për të krijuar mundësi të tjera shtesë për studentët, në mënyrë që të bëhen pjesë e këtij programi.//

Signed today with @SecBlinken, two Memorandums of Understanding on Fulbright Academic Exchange and on Countering Foreign State Information Manipulation

Another step forward in our partnership with the United States, as we work together to foster academic cooperation and… pic.twitter.com/4kN5TdJyAG

— Igli Hasani (@IgliHasani) February 15, 2024

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re