Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken pritet të vizitojë sot Tiranën, ku do të takohet edhe me presidentin Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama.

Ish-presidenti i nderit i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Mark Crawford, ka komentuar këtë vizitë në emisionin “7pa5” në Vizion Plus, me moderatorët Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova.

Ai ka thënë se Blinken po vjen ndër të tjera edhe për të falenderuar Shqipërinë për pritjen që u bëri refugjatëve afganë.

“Unë e pashë lajmin që DASH na dha, pse po vjen këtu. Të gjithë ata ishin duke përmendur problem të botës. Ne në Tiranë jemi larg nga këto probleme. Por do përmenden. Unë besoj që ai po vjen këtu për një falenderim për rolin e Shqipërisë, kur pati probleme në Afganistan dhe ndihmuan me refugjatët”, tha ai.

I pyetur nga moderatorja Alma Çelaj, nëse përgatitjet për vizitën e Blinken në Tiranë janë të tepruara, Crawford tha se kjo është diçka normale

“Është diçka që nbdodh kur vjen dikush, ndodh dhe ne vende të tjera. Shqipëria ka pasur qejf të jetë afër kombit që është më i forti në botë. Besoj që është diçka që mund të kenë të drejtë analistët. Ne mund të jemi ndryshe por kemi një rrugë të përbashkët. Kemi interes të përbashkët. Kur vjen dikush nga Amerika këtu mbyllin rrugët, por ndodh e njëjta gjë në Uashington, kur lëvizin presidenti mbyllen rrugët”, tha ai, teksa tregoi se kishte pritur që një zyrtar i lartë amerikan të vizitonte Shqiëprinë pas ngjarjeve në Afganistan.

“Shqipëria ka pasur një rol ë organizatat ndërkombëtare, nuk është jashtë normalitetit. Ndoshta është diçka që ishte pritur. Kur ndodhi ngjarja e Afganistanit dhe Shqipëria ka ndihmuar, unë prisja që dikush të vinte”, tha ai, duke shtuar se Blinken mund të jap një mesazh edhe për Kosovën dhe Serbinë.

Crawford foli gjithashtu për mungesën e takimeve të Blinken me përfaqësues të opozitës, teksa dha edhe një mesazh për parlamentin.

“Unë dua të shikoj një parlament që funksionon, ku njerëzit nuk bëjnë bojkot, apo i vënë flakën dhe bllokojnë derën. Është një sjellje që çon në pasiguri. Ne duam të investojmë në një vend që ka siguri.

Nuk e di nëse Blinken do të thotë ndonjë fjalë për këtë, por sa më shumë stabilitet aq më mirë për ne”, u shpreh Crawford. /

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re