Gazetarja Enkelejda Mema ka zbuluar detaje nga vizita e Sekretarit Amerikan të Shtetit, Anthony Blinen.

Në një lidhje direkte me gazetaren Melisa Mehmetaj në edicionin e lajmeve në Vizion Plus, Mema tha se vizita e Blinken vjen në një moment të rëndësishëm për Shqipërinë, që është në rrugën e saj drejt anëtarësimit europian.

Blinken pritet të takohet me presidentin Begaj dhe më pas me kryeministrin Edi Rama, me të cilin do të ketë një dalje të përbashkët për media.

“Vizita e parë dhe takimi i parë do të jetë me stafin dhe familjarët e ambasadës amerikane. Takimin e parë zyrtar do e ketë me presidentin Bajram Begaj, më pas do të shkojë drejt Piramidës ku do të zhvillohet një takim me të rinj që kanë studiuar në SHBA dhe ku të pranishëm do të jenë edhe kryeministri Edi Rama dhe ministri i Jashtëm. Vizita e parë e Blinken në Shqipëri do të mbyllet me takimin më të rëndësishëm, atë me kryeministrin Edi Rama dhe më pas me anëtarë të ndryshëm të qeverisë, ku përfshihet ministri i Jashtëm dhe ministri i Drejtësisë. Më pas pritet të kenë një konferencë për shtyp me kryeministrin Rama dhe mbetet për  t’u parë nëse do të ketë pyetje apo do të jetë një deklaratë”, tha Mema. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re