Kryeministri Edi Rama, pas mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të PS-së u pyet në lidhje me vizitën në Tiranë të sekretarit amerikan të shtetit, Antony Blinken.

Rama tha se vizita e tij ka një domethënie të veçantë në kontekstin ku ndodhet sot Europa dhe bota, ndërsa shtoi se gjithashtu tregon qartë se ku ndodhet Shqipëria në arenën ndërkombëtare.

“Në radhë të parë, unë besoj se ka një domethënie të veçantë ardhja e Sekretarit të Shteti në Tiranë, për kontekstin në të cilin sot ndodhet Europa dhe bota, për kohën shumë të ngarkuar për një Sekretar Shteti që fakti se gjen të nevojshme dhe vendos në axhendën e tij të ndalet në kryeqytetin shqiptar si pikë referimi për rajonin, flet në mënyrë të posaçme për ku e kemi ngritur Shqipërinë në arenën ndërkombëtare dhe se çfarë përfaqëson sot Shqipëria në sytë e aleatëve tanë strategjikë, lidhur me këtë rajon, ku me krenari e them Shqipëria është forca e shembullit për të ndërtuar paqen, për të ndërtuar rrugët e bashkëpunimit, për të ndërtuar një të ardhme të përbashkët dhe për tu ndarë nga një e kaluar e mbushur me tragjedi, e mbushur me”, tha kreu i qeverisë.

Pyetjes se a ka ndonjë domethënie që Antony Blinken vjen në të njëjtën ditë që jepe vendimi për çështjen McGonigal, Rama nuk iu përgjigj por vetëm qeshi.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re