Sekretari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka reaguar në rrjetin social “X”, pas  takimit që zhvilloi në ambasadën amerikane në Tiranë.

Ai falenderon ambasadën për mendimin e saj në prioritetet kryesore, si edhe veçon tre çështje si më të rëndësishme, ardhja e afganëve, reforma në drejtësi në Shqipëri si dhe forcimi i partneritetit ushtarak.

“Faleminderit Ambasadës së SHBA-së në Tiranë për punën tuaj të rëndësishme në prioritetet kyçe, nga ndihma për rivendosjen e mijëra aleatëve afganë deri te mbështetja e reformës në drejtësi në Shqipëri dhe forcimi i partneriteteve tona ushtarake”, shkruan Blinken në “X”.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re