Ish-kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Mark Crawford, është shprehur se vizita e ish-presidentit të SHBA-ve në Tiranë është diçka pozitive.

Komentet ai i bëri përmes një interviste në Panorama TV, ku tha se Clinton është njeri me peshë dhe mund të kthejë vëmendjen e amerikanëve te Shqipëria dhe të sjellë më shumë investime nga SHBA në vendin tonë.

“Nëse Clinton do të ishte në Amerikë, ai do të kishte ftesë për në disa ngjarje të rëndësishme patriotike, por meqë kishte ftesë, ai ka shkuar në Shqipëri. Ai është një qytetar, po jo qytetar i thjeshtë. Nëse jemi duke folur për MEK ata erdhën gjatë periudhës së Obamës, administratës demokrate dhe Clinton e di shumë mirë situatën dhe është këtu jo vetëm për të mbështetur ambasadën, por edhe shtetin shqiptar.

Besoj që kemi një marrëdhënie që është e fortë mes dy vendeve dhe besoj se do të vijojë të jetë e fortë, pavarësisht se çfarë partie do të jetë atje në pushtet. Unë e kam parë që edhe Pence, edhe Pompeo kanë ardhur në Shqipëri. Pra besoj se kemi disa pika të përbashkëta, kemi përmendur marrëdhëniet me Rusinë, etj.

Unë besoj që çdo hap që Shqipëria dhe Amerika mund të ketë, ish-presidenti Clinton është me peshë. Unë punova me Clinton dhe ne kishim marrëdhënie shumë positive. Ai e di shumë mirë situatën këtu, ka marrëdhënie personale me kryetarin e fondacionit shqiptaro-amerikan. Ardhja e tij është diçka positive, nëse ka vërejtje mund ti ngrerë.

Hapi që është bërë tani me Kadastrën është diçka positive. Nëse kemi kadastrën online, do të nxisë investime edhe nga SHBA. Unë jam duke punuar jo vetëm me shqiptarët e Amerikës, por edhe me fondin e investimeve. Besoj që meqënëse erdhi Clinton në Tiranë për 4 korrikun, është diçka që do të kthejnë vëmendjen e amerikanëve te Shqipëria dhe besoj se do të ketë më shumë investime”, u shpreh Crawford.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re