Deputeti demokrat, Edmond Spaho ka komentuar vizitën e ish-presidentit Clinton në Tiranë ku shprehet se kreu i shtetit, Edi Rama e privatizoi ardhjen e liderit amerikan, duke përjashtuar dhe trajtuar opozitarët si kulakë.
“Clinton dha një kontribut në çlirimin e Kosovës dhe për mbështetjen e vazhdueshme që ka dhënë për shqiptarët. Vizita u privatizua nga kryeministri ynë. Edhe diferencimet që bëri në shpërndarjen e ftesave. Nuk kishte asnjë personalitet nga elita drejtuese e Kosovës. Jo jo, ne hymë të klubi i kulakëve (S’morën ftesë për ceremoninë e djeshme të Clinton”, tha ai.
Lidhur me çështjen e emërimit të familjarëve të nënkryeparlamentares Ermonela Felajt në Prokurorinë e Tiranës, deputeti tha se këtë veprim cenohet besimi i qytetarëve te drejtësia.
Spaho thekoi se ndalohet me ligj ky lloj punësimi për lidhjet familjare dhe që 4 persona të brenda një institucioni, ku shtoi “Prokuroria e Tiranës, është prokuroria Felaj”.
“Ligji ndalon punësime të kësaj natyre. Në Shqipëri lidhjet familjare janë të dukshme. Kjo u kërkua që të thyhej, koorporatizimit. Ky është nepotizimi në mënyrën më ekstreme. S’di asnjë rast, qoftë në diktaturë, që 4 familjarë të jenë në një institucion. Ata nuk e kanë shkelur ligjin, por e miratuan ligjin, që të lejojë punësimi i familjarëve. Prokuroria e Tiranës, është prokuroria Felaj”, tha deputeti.
