Kryedemokrati Lulzim Basha, ka reaguar pas vizitës së sekretarin e Jashtëm britanik, David Cameron, gjatë ditës së sotme (4 janar) në Kosovë.

Përmes një reagimi në rrjetin social “X”, Basha shkruan se Cameron dha mesazhe të qarta për Kosovën dhe gjithë rajonin.

Ndër të tjera ai theksoi se MB dhe NATO kanë një rol jetik në sigurimin e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor dhe investimin në një të ardhme më të mirë për të gjithë popujt tanë.

Reagimi i Bashës:

Faleminderit David Cameron për vizitën kuptimplote të fillimit të vitit në Republikën e Kosovës dhe mesazhet e qarta në mbështetje të paqes, stabilitetit dhe vlerave euroatlantike për Kosovën dhe gjithë rajonin. Mirënjohës për rolin jetik që luan MB së bashku me NATO-n në sigurimin e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor dhe investimin në një të ardhme më të mirë për të gjithë popujt tanë.

Shqiptarët janë të privilegjuar të qëndrojnë pranë një miku dhe aleati si Mbretëria e Bashkuar!

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re