Deputetja e Partisë Demokratike, Orjola Pampuri, e ftuar në Ditarin e mbrëmjes në A2 komentoi dhe vizitën e zyrtarit të lartë amerikan në Tiranë, Gabriel Escobar.

Sipas Pampurit takimi i zv/ndihmës sekretarit amerikan të Shtetit ishte një tregues se Shtetet e Bashkuara mbështesin PD dhe liderin aktual të saj dhe këtë gjë e tregoi dhe ftesa që Escobar i bëri Bashës për të vizituar SHBA.

“Kjo vizitë ishte një sinjal i fortë për politikën shqiptare. E para se në axhendën ishte takimi me zotin Basha. Ç’ka tregon që SHBA e mbështesin PD, e mbështesin liderin aktual dhe së dyti ishte një tregues, respektuan institucionet.

E dyta, është fakti që Escobar i bëri një ftesë Bashës e cila hedh poshtë të gjitha ato që ishin artikuluar deri më sot. Kjo ftesë tregoi se ai është i mbështetur nga SHBA dhe i mirëpritur në DASH”, deklaroi Pampuri.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re