I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perendimor, Garbiel Eskobar, pritet të vizitojë kryeqytetin shqiptar javën që vjen.

 

Analisti Plator Nesturi tha në sturdon e “Quo Vadis” se fakti që Eskobar do të takojë kryedemokratin Lulzim Basha, është një sinjal, një lloj mbështetje ndaj tij.

 

“Fakti që po takohet me Bashën është një sinjal, një mesazh në distancë. Nuk besoj se do të kemi një deklaratë që nuk duket si ndërhyrje e pastër, por një lloj mbështetje ndaj Bashës”, tha Nesturi.

 

Ai theksoi se “Foltorja” nuk është trembur nga kjo ndërsa nënvizoi se PD po shkon drejt një krize më të thellë.

 

“Nuk besoj se “Foltorja” është trembur apo do dëgjojë se çfarë do të thotë Escobar. Kjo mund ta mbështesë Bashën për të bërë Kuvendin në datën 18. Kështu që duket një përçarje edhe më e thellë në PD, një krizë e cila nuk dihet se sa do të zgjasë”, tha ai.