Vizita e ministrit të Jashtëm të Francës, Jean-Yves Le Drian lidhur me formimin e qeverisë në Liban përfundoi në një atmosferë negative.

Takimet që Le Drian filloi të mërkurën dhe zhvilloi dje me presidentin libanez Michel Avn, kryetarin e Parlamentit, Nebih Berri dhe ish-kryeministrin, Saad al-Hariri, i cili ishte caktuar për formimin e qeverinë, u ndoqën nga afër nga mediat lokale.

Në lajmet e mediave lokale bazuar në ambasadën franceze në Bejrut, thuhet se mbizotëronte një atmosferë negative në takimet e mbajtura nga Le Drian dhe se ministri do të largohet nga vendi pa mbajtur konferencë për media.

Në lajmet për takimin e Le Drian me Haririn, thuhet se Hariri u largua nga takimi në rezidencën e Anne Grillo-s, ambasadores franceze në Bejrut, pa dhënë deklaratë për media dhe i pakënaqur.

Sipas lajmeve ministri i Jashtëm francez në takim i tha Haririt: “Ju na premtuat se do të formonit qeverinë dhe ne ju mbështetëm deri në fund. Por, imazhi i Francës u dëmtua sepse qeveria nuk u formua. Ju keni një pjesë në këtë”.

Ndërsa asnjë deklaratë nuk u bë nga Zyra për media e Haririt, duke hedhur poshtë fjalët e Le Drianit drejtuar tij.

Nga ana tjetër thuhet se 14 parti dhe grupe politike të opozitës, përfshirë Organizatën Popullore Naseriste dhe Partinë Komuniste Libaneze, refuzuan të takohen me Le Drian dhe përmendën Francën si një shtet kolonial dhe se për këtë nuk zhvilluan takim me ministrin francez.

Partia Komuniste në një deklaratë tha se ata kundërshtuan “përpjekjet për të ringjallur sistemin aktual politik sektar”.

Kryediplomati francez Le Drian, i cili pritet të largohet nga vendi sot, u takua dje me presidentin Avn, kryetarin e Parlamentit Berri dhe ish-kryeministrin Hariri.

Presidenti francez Emmanuel Macron më 6 gusht dhe 1 shtator 2020 vizitoi Bejrutin, kryeqytetin e Libanit dhe bëri një përpjekje për të formuar qeverinë. Por, qeveria nuk mund të formohej për shkak të mosmarrëveshjeve të brendshme kështu që nisma e Francës dështoi.

Macron përfundoi vizitën e tij të dytë në Liban me fjalë kërcënuese: “Nëse autoritetet nuk bëjnë përparim deri në fund të tetorit, ne do të marrim përsipër pasojat dhe ndëshkimet. Nëse autoritetet libaneze nuk bëjnë asgjë, do të mungojë ndihma financiare e bashkësisë ndërkombëtare”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re