Skip to content

Vizita e Macron në Tiranë/ Nesër mban takim me Begajn, zbardhet axhenda

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Shqipëri.

 

Nesër, më 17 tetor 2023 Presidenti francez do të takohet me Presidentin e Republikës, Bajram Begaj.

 

Kreu i Shtetit do ta presë Macronin me një ceremoni, ku do të interpretohen himni kombëtar francez dhe himni kombëtar shqiptar.

 

Dy krerët e shteteve prezantojnë ekipet e tyre respektive dhe do të zhvillojnë një takim “kokë më kokë”.

 

Në fund, Macron do të ftohet të nënshkruajë në librin e të ftuarve.

 

 

Njoftimi i Presidencës: 

 

Presidenti i Republikës së Francës, Emmanuel Macron, do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Shqipëri.

 Nesër më 17 tetor 2023 Presidenti francez do të takohet me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj. 

Më poshtë agjenda e vizitës në Presidencë:

  8:25 -Mbërritja e Presidentit të Republikës Franceze në Institucionin e Presidentit të Republikës.Presidenti i Republikës franceze do të pritet nga Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj.

 -Interpretohet  himni kombëtar francez;

 -Interpretohet himni kombëtar shqiptar;

 -Kryhet kalimi para truprojës së nderit;  

 -Dy krerët e shteteve prezantojnë ekipet e tyre respektive.

 

Presidenti i Republikës së Francës ftohet të nënshkruajë në librin e të ftuarve.

 Në hollin ”Nënë Tereza” do të bëhet fotoja zyrtare.

 08:35 – 09:05 – Takim kokë më kokë mes dy presidentëve.

  Shënim: Aktiviteti do të transmetohet live nga RTVPSH. Frekuencat do t’ua sjell pas pak.Për median e huaj të akredituar në Shqipëri, lutem të sillni sot emrat dhe të paraqiteni në Presidencë në orën 07. 30.