Zv.presidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho ka reaguar pas lajmit të vizitës së kryeministres së Italisë, Giorgia Meloni, në Shqipëri.
Përmes një statusi në Facebook, Xhixho shkruan se qytetarët shqiptarë blejnë produkte ushqimore shumë më shtrenjtë se në Italinë fqinje, duke theksuar se ky fakt duhet të jetë pyetja kryesore që i duhet drejtuar kryeministrit Rama sot.
Duke bërë një krahasim të çmimeve dhe pagave mes dy vendeve, Xhixho shkruan se:
“Në familjet shqiptare, 60% të shpenzimeve në totalin e buxhetit e mbajnë ushqimet, tregues ky i nivelit të lartë të varfërisë”.
Postimi i plotë:
Në ditën e vizitës së homologes së tij italiane, shqiptarët kanë një pyetje për kryeministrin:
Pse Shqipëria me paga më të ulëta, ka çmime më të shtrenjta për produktet e shportës se Italia e znj. Meloni?
Qytetarët shqiptarë i blejnë produktet ushqimore shumë më shtrenjtë se në Italinë fqinje.
Ja disa të vërteta:
Në Itali, pensioni minimal social është 525 euro
Më shumë se gjysma e pensionistëve italianëmarrin të paktën 750 euro në muaj
Paga minimale në Itali e kalon të paktën dy herëatë në Shqipëri
Por nga ana tjetër, çmimet janë më të ulëta se nëShqipëri, ku:
Ndihma ekonomike është 19-99 euro për familje
Pensioni bazë- 88 euro
Paga minimale – 400 euro
Ndërsa po të krahasosh çmimet, në Shqipëri janë shumë më të shtrenjta se në Itali:
Vaji
Në Itali – 1.89 euro
Në Shqipëri – 3.5 euro
Makaronat
Në Itali – 0.99 euro
Në Shqipëri – 2 euro
Qumësht i skremuar
Në Itali – 0.85 euro
Në Shqipëri – 1.5 euro
Miell
Në Itali – 0.55 euro
Në Shqipëri – 1 euro
Sipas Eurostat, në familjet shqiptare, 60% të shpenzimeve në totalin e buxhetit e mbajnë ushqimet, tregues ky i nivelit të lartë të varfërisë.
TVSH e produkteve ushqimore në Itali është 4%, ndërsa në Shqipër 20%.
Partia e Lirisë e ka kërkuar prej nëntorit të 2022 reduktimin e TVSH-së së ushqimeve në 5%. Një masë e tillë do të ishte ndihmë konkrete për uljen e çmimeve të produkteve bazë ushqimore.
Për më tepër, BE ka mbështetur në vendet anëtare aplikimin e harmonizuar të TVSH-ve tepër të ulëta për produktet bazë ushqimore.
Sot është emergjente të merren masa konkrete dhe jo propagandë per t’i rritur mirëqenien e qytetarve dhe pasur një jetë dinjitoze në vend.
