Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken viziton për herë të parë sot Shqipërinë.

Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në Facebook i ka uruar mirëseardhjen sekretarit amerikan, Antony Blinken.

“MIRËMËNGJES”, shkruan Rama, ndërsa ka postuar dhe një foto të Blinken.

Në kuadër të kësaj vizite, Sekretari Blinken do të zhvillojë takim dhe më pas konferencë për shtyp me Kryeministrin Edi Rama.

Rama dhe Blinken do të takohen për rreth 3 orë. Takimi dhe konferenca janë parashikuar në harkun kohor 16:00-19:00.

Dy marrëveshje do të nënshkruhen mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës gjatë vizitës që do të mbajë sot në Tiranë Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken.

Këshilli i Ministrave miratoi në parim marrëveshjet, të cilat kanë të bëjnë me një program të shkëmbimit akademik “Fullbright” si dhe memorandumi i bashkëpunimit Shqipëri-SHBA kundër manipulimit të informacionit të shtetit të huaj, që ka të bëjë me bashkëpunimin në mbrojtjen nga sulmet kibernetike.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re