Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken viziton për herë të parë Shqipërinë nesër më datë 15 shkurt.

Në kuadër të kësaj vizite, Sekretari Blinken do të zhvillojë takim dhe më pas konferencë për shtyp me Kryeministrin Edi Rama.

Takimi dhe konferenca janë parashikuar në harkun kohor 16:00-19:00.

Sekretari Blinken do të qendrojë në Shqipëri që nga ora 11:00 paradite deri në 7-8 në mbrëmje dhe gjatë vizitës do të ketë takime edhe me Presidentin Bajram Begaj dhe kreun e SPAK, Altin Dumani.

Blinken do të takohet edhe me një grup prej rreth 100 të rinjsh, që kanë studiuar në programe të ofruara nga Shtetet e Bashkuara si Fulbright dhe Programi i Vizitorit Drejtues Ndërkombëtar, IVLP.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re