Kryeministri Edi Rama ndodhet për një vizitë zyrtare në Egjipt, ku është takuar me homologun e tij Mostafa Madbouly dhe me presidentin Abdul-Fattah Sisi.
Në këtë vizitë Rama shoqërohej nga ministrja e Kulturës, Elva Margariti dhe ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, ndërsa bëhet e ditur se janë nënshkruar edhe 3 marrëveshje në lidhje me bashkëpunimin kulturor mes Egjiptit dhe Shqipërisë:
1.Memorandum mirëkuptimi mbi bashkëpunimin në fushën e muzeve ndërmjet Muzeut Historik Kombëtar të Republikës së Shqipërisë dhe Këshilli i lartë i Antikiteteve i Republikës Arabe të Egjiptit
2.Program ekzekutiv mbi bashkëpunimin kulturor midis Ministrisë së Kulturës së Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Kulturës së Republikës Arabe të Egjiptit
3.Protokoll bashkëpunimi ndërmjet panairit të librit në Tiranë dhe Organizatës së përgjithshme të librit egjiptian
