Analisti Arben Meçe i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Aktualitet” në FaxNews komentoi vendimin për shpalljen ‘non grata’ të ish-kryeministrit Berisha nga ShBA-të si dhe vizitën e Ndihmës Sekretarit Amerikan të shtetit Reeker në Tiranë.

Meçe u shpreh se marrëdhënia mes ShBA-ve dhe Berishës u thye më 21 Janar 2011, në momentin që ai u cilësua burrë shtetit nga ambasadori Donald Lu. Sipas tij Amerika zgjodhi të tërhiqej në atë moment për të mos lejuar agravimin e situatës dhe e përdori cilësimin ‘burr shteti’ si mjet diplomatik.

Sipas analistit Berisha ka në kurriz 4 viktima dhe në demokraci po vrave dhe po vrau shteti kurrë nuk shpëton pa shpagim, sa do i fuqishëm të jesh.

Për sa i përket shpalljes non grata Meçe e konsideroi si një cënimin që i bën Berisha interesave gjeostrategjike amerikane në Shqipëri.

“Gjatë gjithë kësaj periudhe që ka qenë periudha e zgjedhjeve dhe para zgjedhjeve është vërtetuar që Partia  Demokratike operon në planin demagogjik me një kryetar, por në underground ka struktura shumë herë më të fuqishme se vetë kryeari. Çështja është kush i komandon këto struktura. Elbasani vërtetoi që strukturat paramilitare nuk kontrolloheshin fare nga kryetari i partisë, por vareshin nga dikush tjetër.

Këto struktura paramilitare përbëjnë themelin e Partisë Demokratike, që komandojnë gjithë vendimarrjen e PD-së me urdhuresë. Urdhëresa arriti kulmin në ditën kur u dorëzuan listat e Partisë Demokratike për 25 Prillin, të cilat u çuan gjysëm ore me vonesë se nuk kishte dhënë urdhër shefi i madh.

Pra ta kuptojmë këtë gjë, nëse doni të dini dhe më 21 Janar ka qenë veprim diplomatik i ambasadës amerikane cilësimi si ‘burrë shteti’.

Ka një konflikt atje që mund të arrinte përmasa të mëdha dhe Amerika tha po tërhiqem unë dhe po ti je burrë shteti. Që nga ajo ditë Berisha në marrëdhëniet me ShBA-të nuk e ka ngritur më kokën, kurrë. Ka në kurriz 4 viktima së bashku me Lulzim Bashën. Ta kuptojmë në demokraci po vrave dhe vrau shteti kurrë nuk shpëton nga shpagimi, kurrë, kurrë kurrë! Sado i fuqishëm të jesh.

Shpalljen e Berishës ‘non grata’ nuk është bërë për veprimet në Shqipëri, por e shoh në cënimin që i bën interesave gjeostrategjike në Shqipëri”, tha Meçe.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re