VALENTINA MADANI/ Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, mbërriti mbrëmë në Tiranë për një vizitë zyrtare.

Vizita e tij do të zgjasë dy ditë, ndërsa në fokus të bisedimeve do të jenë marrëdhëniet mes dy vendeve, si edhe mundësitë e bashkëpunimit në fusha të ndryshme si kultura, arsimi, ekonomia apo energjia. Lajmin e bëri të ditur vetë Kryeministri Edi Rama, i cili deklaroi se Macron ka mbërritur në aeroportin e Rinasit.

“Dita për disa prej jush përfundon këtu, por për mua vazhdon ende, pasi Presidenti i Francës sapo ka mbërritur. Na duhet të vijojmë me pjesën tjetër të këtyre ditëve, me vizitën e parë të një presidenti francez në tokën tonë. Mirëpritja jonë duhet të shkëlqejë edhe në mbrëmje”, – tha Rama.

Presidenti francez, Emanuel Macron, e nisi vizitën e tij të parë zyrtare në Shqipëri, me dorëzimin e dekoratës më të lartë të Republikës së Francës për shkrimtarin e shquar shqiptar, Ismail Kadare.

Thuajse 1 orë pas mbërritjes së tij në vend, është pritur me ceremoni në Pallatin e Brigadave, ku i dorëzoi shkrimtarit të madh shqiptar, Ismail Kadare, dekoratën më të lartë të Republikës së Francës “Oficeri i Madh i Legjionit të Nderit”.

“I dashur Ismail Kadare, ‘të jetosh është të luftosh’ thoshte Soneka, thënien e tij ju e keni shndërruar në ‘të shkruash do të thotë të luftosh’. Ju rritët një xhevahir arkitekture, qyteti i Gjirokastrës në një shtëpi të madhe plot dhoma bosh, që ju e popullonit me ëndrrat tuaja. Në vend që t’i këndonit optimizmit sovjetik, ju lejoni të depërtoni melankolia e jetës, mjegulla dhe rrebeshet e saj. Një vend që jetonte para jush para se ju të jetonit atje. I këndonit me vargje bukurisë së një qyteti që nuk e kishit shkelur kurrë. Ju ishit bërë për të jetuar në Paris.

Ju nuk sillnit shishe vere, ju sillnit libra, libra, libra dhe shumë të tjera që ua dhuronit miqve shqiptarë si shishe me liri. Si për të provuar që miqësitë nuk janë vetëm miqësi në letra… Klod Duran organizoi bashkë me ju në 1990-ën arratisjen tuaj. Në Tiranë ikja juaj solli protestat e para të studentëve që prej më shumë se 40 vjetësh. Ju kontribuuat në zgjimin e madh të popujve që ngritën perden e hekurt. I dashur Isamil Kadare, ndonjëherë ju ndjeni keqardhje për ato vite që ju kanë shtypur. Liria, që u mbyllin gojën ka pëshpëritje me të forta, se britmat. Poet i Ballkanit, rapsod i Evropës kam nderin t’u ngre në gradën e Oficerit të Lartë në ‘Urdhrin e Legjionit të Nderit’”, – deklaroi Presidenti Macron.

Për shkak se e shtyu me disa orë vizitën e tij, Macron humbi punimet e samitit BE-Ballkani Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit, edhe pse më herët e kishte konfirmuar pjesëmarrjen. Macron e shtyu ardhjen e tij në Tiranë për pasditen e së hënës për të marrë pjesë në samitin e Procesit të Berlinit, për shkak të një sulmi terrorist në Arras (Francë) ku mbeti i vrarë një mësues dhe nga situata në Lindjen e Mesme.

Macron nuk mundi të ishte i pranishëm prej mëngjesit të djeshëm, kur liderët e Ballkanit Perëndimor, kancelari gjerman Olaf Scholz dhe presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen u pritën nga Kryeministri shqiptar Edi Rama.

Arsyeja është se gjatë kësaj kohe, Macron ishte duke zhvilluar një mbledhje me krerët e sigurisë në Francë, pas rritjes së alarmit për rrezikun nga sulmet terroriste të nxitura nga konflikti Izrael-Hamas. Sipas mediave franceze, mësohet se Presidenti francez pritej fillimisht të hënën në mëngjes të mbërrinte në Shqipëri për të marrë pjesë në samitin e 9-të të Procesit të Berlinit, por ardhja e tij është shtyrë të hënën vonë pas dite, për pjesën dypalëshe të vizitës së tij, e cila do të zhvillohet të martën.

Ndërkohë është zbardhur agjenda e takimit të ditës së sotme, ku Macron se do të takohet me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj. Vizita e Macron është historike, pasi është hera e parë që një president francez viziton zyrtarisht Shqipërinë.

Për shkak se e shtyu me disa orë vizitën e tij në Tiranë, Macron ka humbur punimet e samitit BE-Ballkani Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit edhe pse më herët e kishte konfirmuar pjesëmarrjen. Sipas mediave franceze, shkak për shtyrjen e vizitës u bë vrasja e mësuesit në Francë, si edhe konflikti në Lindjen e Mesme mes Izraelit dhe grupit Hamas.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re