Ilir Meta kohët e fundit ka shpeshtuar vizitat e tij në Vlorë, shumica prej të cilave fshehtazi.

LSI është shumë keq në këtë qark, ndaj dhe me sa duket Meta ka hyrë vetë në lojë.

Por, pas videos së publikuar nga tema , ku Ilir Meta shfaqet duke dalë nga një banesë private krejt i vetëm, për presidentin kanë nisur telashet familjare.

Burime nga LSI bëjnë me dije se Monika Kryemadhi i ka kërkuar llogari Metës, se çfarë bënte në atë shtëpi dhe kë ka takuar.

Me sa duket Kryemadhi dyshon për ndonjë aferë të mundshme të të shoqit, i cili në këtë takim kishte marrë vetëm shoferin që e priste në makinë dhe një badigard që qendronte tek dera.

Madje, edhe Blushin e tij, që e mban nga pas ngado, nuk e ka pasur me vete në këtë takim.

Mësohet se Meta është shfajësuar para së shoqes, duke thënë se Blushi ka qenë i uritur dhe ka ndaluar diku rrugës për të ngrënë një sufllaqe.

Ky argument natyrisht nuk e ka bindur Kryemadhin, por natyrisht edhe ne.

Ndaj presim një sqarim nga presidenti Ilir Meta, çfarë bën shtëpive të botës krejt i vetëm./ Gazeta Tema

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re