Kreu i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani, ka raportuar këtë të hënë, 27 tetor, në Kuvend ku iu përgjigj pyetjeve të deputetëve, përfshirë edhe ato lidhur me vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Dumani e cilësoi këtë vizitë si një nga më të rëndësishmet e zhvilluara deri më tani, duke theksuar se është vlerësuar bashkëpunimi i SPAK me autoritetet amerikane, veçanërisht në fushën e luftës kundër trafikimit të lëndëve narkotike.

Ai sqaroi gjithashtu se kjo vizitë nuk ka lidhje me takimin e tij në Malin e Zi, duke theksuar se marrëdhëniet me autoritetet malazeze janë shumë të mira dhe se hetimet kanë zbuluar bashkëpunime mes grupeve kriminale të dy vendeve, kryesisht në trafikimin e kokainës. Dumani theksoi se tashmë janë ngritur ura të forta komunikimi dhe bashkëpunimi të përbashkët në luftën kundër krimit të organizuar.

“Vizita në Departamentin e Shtetit është një ndër më të mirët që kam realizuar. Është vlerësuar bashkëpunimi i SPAK me Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me fokus të veçantë atë të trafikimit të lëndëve narkotike. Por, kjo vizitë nuk ka të bëjë fare me takimin tim në Malin e Zi. Me Malin e Zi kemi një bashkëpunim shumë të mirë. Hetimet kanë treguar që grupet tona kriminale të vendit tonë bashkëpunojnë me ato të Malit të i sidomos në trafikimin e kokainës. Tashmë kemi vendosur ura komunikimi dhe të një bashkëpunimi të vetëm që është lufta kundër krimit të organizuar”, tha Altin Dumani.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re