Duke folur drejtpërdrejt nga Facebook-u i tij, kryeministri Rama ka komentuar rritjen e rasteve me koronavirus në vend, pas lehtësimit të masave shtrënguese.

Ndër të tjera, kreu i qeverisë reagoi edhe në lidhje me vizitën e kreut të PD-së Lulzim Basha i cili vizitoi bizneset në Durrës.

LIVE | Kryeministri Edi Rama publikon masat e reja per ne fundjave

EDI RAMA: NGA E HENA NUK E HAPIM DOT TRANSPORTIN PUBLIK

Gepostet von Abc News Albania am Freitag, 15. Mai 2020

Duke komentuar veprimet e Bashës, Rama u shpreh se ligji është një lloj për të gjithë dhe se bëhet fjalë për “diçka të tmerrshme nga pikëpamja e edukatës qytetare dhe sfidimit të ligjit.

Lexo edhe: Baret mbyllur, Basha sfidon Ramën: Në tavolinë me 12 veta pa maska e pa distancë

Kryeministri Rama u shpreh:

“Turizmi dhe transporti publik janë dy dilema. Nuk e imagjinojmë dot një sezon pa turizëm, nuk do jetë një turizëm si gjithë vitet e tjera. Duhen ca rregulla, nuk mundemi që për hir të 15 ditëve në plazh, të mbushim spitalin, e të biem në një gropë të errët sapo të kalojë vera. Nuk mund të shkojmë në një rimbyllje totale me duart tona. Është e tmerrshme nga pikëpamja e edukatës qytetare. nga pikëpamja e sfidës ndaj ligjit me rregullin, ajo që ndodhi në Durrës dhe përsëri në të ashtuquajturin shesh të mbrojtjes së identitet kulturor. Përtej çdo lloj konceptimi, ka një ligj. Ligji është njësoj për të gjithë. Do funksionojë edhe për kreun e PD. Këtu problemi është pasojat. Në asnjë mënyrë e papranueshme në çdo aspekt nuk mund ta bëjë një person që ka përgjegjësi publike.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re