Presidenti Ilir Meta prej disa ditësh është në Kolonjë ku ka vizituar disa fshatra si dhe të takohej me shumë banorë të rrethit juglindor.
Meta thotë se ishte nje vizitë e paharruar në trevën që spikati për patriotizmin dhe trashëgiminë e pasur kulturore.
Më tej Meta shton se nga kjo vizitë takoi njerëz të mrekullueshëm dhe punëtorë si dhe pa nga afër bukuri përrallore natyrore.
STATUSI NGA ILIR META
Një vizitë e paharruar në Kolonjën e mrekullueshme të Fan Nolit, Faik Konicës, Petro Nini Luarasit, Papa Kristo Negovanit, Themistokli Gërmenjit, motrave Qiriazi dhe shumë figurave të ndritura të Rilindjes Kombëtare Shqiptare, në këtë trevë që spikati me patriotizmin e heroizmin e saj edhe gjatë Rezistencës Antifashiste, dhe që i ruan edhe sot traditat, trashëgiminë e pasur kulturore dhe vlerat tona më të mirat atdhetare.
Kënaqësi të vizitoja Ersekën, Shelegurin, Qinamin, Barmashin, Borovën dhe Blushin, të takoja njerëz të mrekullueshëm e shumë punëtorë, si dhe të shihja nga afër bukuri përrallore natyrore që nuk gjenden në asnjë vend tjetër.
Një vizitë e paharruar në Kolonjën e mrekullueshme të Fan Nolit, Faik Konicës, Petro Nini Luarasit, Papa Kristo…
Publiée par Ilir Meta sur Dimanche 3 mai 2020