Presidenti i Republikës, Ilir Meta gjatë vizitës në Kosovë u doli në krah ish-drejtuesve të UÇK-së të cilët po gjykohen në Hagë.

 

ILIR META

PRESIDENTI I REPUBLIKES

 

Dua të shpreh bindjen time të palëkundur,se edhe ish presidenti Thaçi, Veseli e Krasniqi do dinë ta mbrojnë me shumë dinjitet këtë të drejtë të popullit të Kosovës. Kosova dhe Shqipëria duhet të bëjnë gjithçka në mbështetje të kësaj beteje.

 

Të njëjtin qëndrim ndau edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani duke theksuar se UÇK nuk mund të njolloset.

 

VJOSA OSMANI

PRESIDENTJA E KOSOVES

 

Lufta e Kosovës dhe UÇK nuk mund të zhbëhet pavarësisht përpjekjeve, Kosova nuk ka pasur çfarë të fshehë nga Milloshevici. Historia është kjo Serbia ka qenë agresori, Kosova ka qenë viktima. Pavarësisht kë pyetni në Parlamentin e Kosovës, do ta dëgjoni po vlerësimin e njëjtë i cili nuk do të ndryshojë pavarësisht se çfarë ka thënë Dick Marty.

 

Por Osmani potencoi se qytetarët e Kosovës e dinë mirë se kush e inicioi ngritjen e Gjykatës së Hagës, ku po gjykohen drejtuesit e UÇK.

 

VJOSA OSMANI

PRESIDENTJA E KOSOVES

 

Ne nuk harrojmë se kush insistonte më së shumti dhe kush këmbëngulte nuk e harrojë sado që dikush mund të ketë një dëshirë të tillë.

 

Gjatë fjalimit në Kuvendin e Kosovës, kreu i shtetit theksoi se shqiptarët në mbarë rajonin janë shquar për stabilitet dhe se ata duhet të jenë krenarë që kanë  zgjedhur anën e duhur të historisë.

 

ILIR META

PRESIDENTI I REPUBLIKES

 

Të jemi krenarë për orientimin europian dhe euro-atlantik mbarëshqiptar në rajon. Të jemi krenarë për tolerancën që na shquan në rajon, por të mos harrojmë se genocidi në Srebrenicë, Reçak e Prekaz, kishte edhe autorë jo vetëm viktima. Të jemi krenarë që kemi zgjedhur të jemi në anën e duhur të historisë, përkrah vendeve të lira dhe demokratike, por të mos kemi iluzione se liria dhe demokracia janë të dhëna përgjithmonë.

 

Vizita në Kosovë ishte përmbyllëse për Metën si president të cilit i përfundon mandate ditën e diel, ai vetë la të kuptohet se do të rikthehet sërish në politikë.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re