Gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryebashkiaku Erion Veliaj është takuar dhe me aktivistin shqiptaro-amerikan Mark Gjonaj.

 

Përmes një postimi në rrjete sociale, Veliaj vlerëson rolin e Gjonajt si një aktivist të paepur të kauzës sonë për bashkim e përfaqësim në diasporë.

 

“Gjithmonë bekim i madh takimi me vëllanë tim, Mark Gjonaj– një aktivist i paepur i kauzës sonë për bashkim e përfaqësim në diasporë. 🙏🏻Krenar për rolin e tij, për rrugën “Fan Noli” e së shpejti “Skënderbej”, në New York City. Reciprokisht shkolla e re “J. F. Kennedy”, në Tiranë”, shkruan Veliaj.