Ish ambasadori i Shqipërisë në Uashington, Fatos Tarifa thotë se vizita e ish presidentit amerikan, Bill Clinton në Tiranë është shumë e rëndësishme.
“Janë në një nivel shumë të lartë marrëdhëniet politike, edhe ushtarake, dilpomatike po ashtu. Vizita e tij ishte e rëndësishme, sepse, jo vetëm që ishte e para vizitë e Clintonit në vendin tonë, por sepse medaszhet që ai përcolli në fjalën e tij dje, ishin shumë kuptimplota, shumë të rëndësishme për ne dhe për Kosovën”, theksoi ai.
