Ish-ministri i Jashtëm, Tritan Shehu, reagon pas vizitës në Washington dhe deklaratës në Facebook të Gent Cakajt, i cili shbprehej se nuk ka asnjë plan për copëtim të Kosovës.

Përmes një reagimi në Facebook, ish deputeti shprehet se, ‘tashmë që e vërteta e atij komploti antishqiptar u zbardh falë Z.Grenell, Cakaj duket si Pilati me larjen e duarve të tij”.

“Cakaj “gëlltit” shkembimin e territoreve!

Zv Ministri Cakaj ne nje deklarate te sforcuar e te cuditeshme nga Washingtoni detyrohet te mohoje ate qe ai dhe shefat e tij shqipfoles e kishin promovuar, “shkembimin e territoreve Kosove – Serbi”.

Nje skilet i madh e detyroi kete zv minister te beje nje deklarate te tille, e ndryshme kjo katerciperisht nga cfare ai&co kishin pregatitur dhe e kundert me misionin qe ai kishte marre disa kohe me pare.

Tashme qe e verteta e atij komploti antishqiptar u zbardh fale Z.Grenell dhe konseguences amerikane, nxitimi i i sotem i Z.Cakaj duket si Pilati me larjen e duar te tij per te fshehur provat e krimit“, shkruan Shehu në postimin e tij.

Ditën e sotme, ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, është pritur sot në Shtëpinë e Bardhë nga i Dërguari Special i Presidentit Donald Trump për Negociatat e paqes mes Serbisë dhe Kosovës, Ambasadorin Richard Grenel.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Cakaj do të shprehej:

“Për sqarim: S’ka marrëveshje të fshehtë, as plane për ndarje të Republikës së Kosovës, as nxitim për ndonjë marrëveshje të dëmshme, veç përpjekje për të nxitur zhvillimin ekonomik e forcuar popullin e Republikës së Kosovës ndërkombëtarisht me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës!“.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re