Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ishte inatosur me rivalin e tij politik, centristin Benny Gantz, i cili udhëtoi në Uashington për bisedime me zyrtarët amerikanë, tha një zyrtar izraelit i paidentifikuar.

Agjencia AP vlerësoi se kjo mund të jetë një shenjë e çarjeve në udhëheqjen e Izraelit pothuajse pesë muaj pas fillimit të luftës me lëvizjen palestineze Hamas.

Udhëtimi i Gantz, një rival politik centrist që iu bashkua qeverisë së Netanyahut të kohës së luftës pas sulmit të 7 tetorit nga Hamasi, vjen ndërsa fërkimet midis SHBA-së dhe Netanyahut po rriten mbi mënyrën se si të lehtësohen vuajtjet e palestinezëve në Gaza dhe çfarë plani të pasluftës ka për Rripi i Gazës.

Një zyrtar nga partia e ekstremit të djathtë Likud të Netanyahut tha se udhëtimi i Gantz ishte planifikuar pa miratimin e liderit izraelit. Ai shtoi se Netanyahu kishte një “bisedë të vështirë” me Gantz dhe i tha atij se Izraeli ka “vetëm një kryeministër”.

Gantz është planifikuar të takohet me Zv/Presidenten e SHBA Kamala Harris dhe Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare Jake Sullivan të hënën dhe me Ministrin e Jashtëm Antony Blinken të martën, tha Partia e Unitetit Kombëtar të Gantz.

Një tjetër zyrtar izraelit i paidentifikuar tha se vizita e Gantz-it kishte për qëllim forcimin e lidhjeve me SHBA-në, forcimin e mbështetjes për përpjekjet luftarake të Izraelit dhe nxitjen për lirimin e pengjeve izraelitë.

Bisedimet për armëpushimin janë duke u zhvilluar në Egjipt përpara fillimit të muajit të Ramazanit javën e ardhshme.

Izraeli nuk dërgoi një delegacion sepse po pret një përgjigje nga Hamasi, tha një zyrtar i paidentifikuar i qeverisë izraelite.

Mediat izraelite raportuan se qeveria po pret të zbulojë se cilët pengje janë gjallë dhe sa të burgosur palestinezë kërkon Hamasi në këmbim.

Gantz, më popullor se Netanyahu

Sipas shumicës së sondazheve të opinionit, popullariteti i Netanyahut ka rënë që nga shpërthimi i luftës.

Shumë izraelitë e konsiderojnë atë përgjegjës për dështimin në ndalimin e sulmit ndërkufitar nga Hamasi më 7 tetor.

Më shumë se 30,000 palestinezë janë vrarë që nga fillimi i luftës, rreth dy të tretat e tyre gra dhe fëmijë, sipas ministrisë së Shëndetësisë të Gazës.

Rreth 80 për qind e popullsisë prej 2.3 milionë banorësh kanë ikur nga shtëpitë e tyre dhe agjencitë e OKB-së thonë se qindra mijëra njerëz janë në prag të urisë.

Izraelitët që janë kritikë ndaj Netanyahut besojnë se vendimmarrja e tij është e njollosur nga arsye politike, të cilat kryeministri i refuzon.

Kritikat drejtohen veçanërisht ndaj planeve për Gazën e pasluftës. Netanyahu dëshiron që Izraeli të mbajë kontroll të hapur të sigurisë mbi Gazën, me palestinezët që drejtojnë çështjet civile.

SHBA-të duan të shohin përparim në krijimin e një shteti palestinez, duke parashikuar një riorganizim të udhëheqjes palestineze. Ky vizion kundërshtohet nga Netanyahu dhe rrymat më radikale në qeverinë e tij.

Sondazhet treguan se Gantz mund të bëhej kryeministër nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot. Nëse vizita e tij në SHBA rezulton e mirë për lirimin e pengjeve, Gantz mund të marrë mbështetje shtesë.

Izraeli ka mbështetur në parim kuadrin e një marrëveshjeje të propozuar të armëpushimit dhe lirimit të pengjeve në Gaza dhe tani i takon Hamasit që të pajtohet me të, tha të shtunën një zyrtar i lartë amerikan.

Izraelitët, thellësisht të traumatizuar nga sulmi i Hamasit, kanë mbështetur gjerësisht përpjekjet e luftës si një akt vetëmbrojtjeje, por kundërshtimi ndaj luftimeve po rritet.

Rreth 10,000 njerëz protestuan të shtunën për të kërkuar zgjedhje të parakohshme, njoftuan mediat izraelite.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re