Kreu i OKB-së për çështjet politike, këtë javë do ta vizitojë Korenë e Veriut, njoftoi sot një zëdhënës.
“Jeffrey Feltman do të takohet me ministrin koreanoverior të Punëve të Jashtme, Ri Yong Ho dhe zyrtarë të tjerë për të biseduar për çështje me interes të përbashkët gjatë turit të tij në Phenian”, tha zëdhënësi Stephane Dujarric.
“Një takim me liderin koreanoverior Kim Jong-un nuk është në agjendë deri tani dhe sekretari i përgjithshëm i OKB-së, nuk ka asnjë plan për të udhëtuar në Korenë e Veriut”, vazhdoi Dujarric./kp/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re