Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz ka dalë në një konferencë për mediat me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti pas takimit që e patën në Berlin. Scholz tha se kanë diskutuar për shumë tema, ndërsa paralajmëroi vizitë në Prishtinë.

Scholz u shpreh i lumtur me bashkëpunimin e qeverive të të dy vendeve, që tha se “do ta forcojë pavarësinë energjetike dhe do ta përmirësojë cilësinë e ajrit”.
Kancelari gjerman përmendi liberalizimin e vizave për Kosovën si çështje shumë e rëndësishme për të cilën ai tha se angazhohet vazhdimisht.

“Përparimi i mëtejshëm duhet të bëhet tani edhe në liberalizimin e vizave për Kosovën. Qeveria federale e ka fiksuar këtë si objektiv në marrëveshjen e koalicionit. Për këtë unë angazhohem me këmbëngulje në Bashkimin Europian, në biseda me partnerët; angazhohem me këmbëngulje”, tha ai.

Scholz përmendi edhe bashkëpunimin rajonal duke thënë se “me Procesin e Berlinit, Gjermania ka vite që angazhohet në këtë rajon”.

Ai përmendi katër marrëveshje të rëndësishme që tha se do të nënshkruhen këtë vit në kuadër të Procesit të Berlinit.

“Projekti më i rëndësishëm krijimi i një tregu të përbashkët rajonal”, tha ai, duke paralajmëruar marrëveshje për lëvizjen e lirë të personave dhe njohjen e diplomave profesionale.

“Siç e shihni, patëm shumë tema, dhe gëzohem që ato do t’i vazhdojmë në një vizitë në Prishtinë”, tha ai.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb