Vlora, e karakterizuar nga moti i ngrohtë, është një destinacion i preferuar për të pushuar edhe gjatë nëntorit.Chris dhe Uver janë një çift gjerman që për një javë zgjodhën bregdetin e jugut për të shijuar temperaturat. Me kamperin e tyre, ata kanë vizituar Greqinë, Malin e Zi, ndërsa duke kërkuar në hartë për një vend me diell, gjetën Vlorën.

 

 

“Vijmë nga Gjermania do të rrimë 1 javë. Ky vend është shumë i bukur , bregdeti i Vlorës dhe ky vend është shumë i mirë. Shqipëria është vend interesant, vende të bukura njerëz të mirë. Është hera e parë që vijmë në Shqipëri. Kemi vizituar Lagunën, Kaninën që është shumë e bukur, shëtitoren.”

 

 

“Plazhet janë shumë të bukur. Natyra është e mrekullueshme , rëra, deti, malet.”

 

 

Por Vlora ka diçka që e shqetëson çiftin gjerman dhe fjala është për papastërtinë.

 

 

“Shishet plastike në plazh, nuk ka pastërti dhe kjo duhet të përmirësohet, ndërsa përgjatë Lungomares është pastër. Këtu ndoshta është mbyllur tani dhe ndoshta në verë është më mirë.”

 

 

Sipas tyre, në këtë drejtim ka ende shumë gjëra për t’u bërë dhe kjo është një sfidë për pushtetin vendor.

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re