Qeveria finlandeze ka vendosur të tregojë pse vendi i tyre është më i lumturi në botë dhe dhjetë persona që regjistrohen për ftesën e tyre do të kenë privilegjin ta shohin atë plotësisht pa pagesë.

Të hënën, më 20 mars, u publikua Raporti i Lumturisë Botërore, i cili tregoi se Finlanda është vendi më i lumtur në botë për të gjashtin vit radhazi.

Për ta ndarë këtë lumturi me njerëzit jashtë vendit të tyre, finlandezët vendosën t’u japin mundësinë dhjetë njerëzve që, siç thonë ata, të mësojnë të jenë të lumtur.

Dhjetë njerëz me fat do të mund të ndërmarrin një udhëtim katër-ditor në lagjen Kuru, pranë liqeneve finlandeze. Është një pjesë luksoze e këtij vendi.

Aty do të kenë një dhomë private, një sauna dhe një spa, dhe gjëra të tjera që ata nuk përmenden në mënyrë specifike. Gjithçka do të jetë plotësisht falas, pasi vetë shteti do të mbulojë të gjitha shpenzimet e udhëtimit.

Aplikimet bëhen në këtë faqe dhe për të pasur një shans, duhet të regjistroni një video të shkurtër që shpjegon pse jeni “fshehurazi finlandez”.

Aplikimet janë të hapura deri në datën e dytë të prillit dhe ju duhet të pranoni të filmoheni për qëllime të videove promovuese të bordit turistik finlandez. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re