Skip to content

Vjedh makinën-funeral, ballafaqohet me një surprizë të pakëndshme brenda

Vjedhësi i një makine varrimi nuk e dinte që ish marrë me vete dhe trupin e një të vdekuri.

Gjithçka ndodhi para një kishe në Los Angeles.

Një hajdut që priste rastin, pa tek një arkivol u fut në kishë dhe hop ia behu në timon duke rrëmbyer makinën, pa e kuptuar se aty ndodhe dhe një tjetër trup i pajetë.

Në një mesazh në Twitter, Zyra e Sherifit i kërkoi hajdutit të merrte të paktën një vendim të drejtë mes shumë të këqijave: të kthente të vdekurin.

Nga të gjitha vendimet e këqija që keni marrë, të paktën bëjeni të mirën dhe kthejeni përsëri personin e ndjerë dhe arkivolin brenda Navigatorit (Lincoln) që keni rrëmbyer.

Vjedhësi u arrestua të enjten në mëngjes pas një ndjekje autostrade dhe një aksidenti kur u përplas me një automjet tjetër. Ai u identifikua si James Juarez, 25 vjeç, shkruan ABC.

Njeriu i vdekur ishte akoma në makinën e Lincoln-in vjedhur të funeraleve.