TIRANE- Gjykata e Tiranës ka dhënë sot dënimin për dy autorët e vjedhjes të një banke të nivelit të dytë në zonën e ish-Bllokut.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për ‘BalkanWeb’ se Roland Liti është dënuar me 13 vite burg, ndërsa për Alan Babameton është caktuar dënimi 1 vit e 6 muaj, pasi akuzohet për moskallëzim krimi.

Banka e nivelit të dytë në zonën e ish-Bllokut u grabit më datë 8 gusht të 2016-ës, ku autorët mundën të merrnin rreth 190 milion lekë të vjetra. Autorët kanë mundur të hyjnë në ambientet e një bodrumi që më parë ka shërbyer si lokal, duke thyer një dritare të vogël. Autorët u tradhtuan nga shenjat e gishtërinjve që kishin lënë mbi një shishe uji, të cilën e kishin harruar në vendin e ngjarjes.(ed.me/BalkanWeb)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re