Vjedhja e disa bagëtive brenda një muaji në fshatin Baqel të Lezhës është kthyer në një shqetësim serioz.

Në zonën e Zadrimës, banorët kryesisht jetojnë me bujqësi dhe blegtori dhe vjedhja që po u ndodh çdo muaj është një dëm i madh për ekonominë e tyre.

Në këto kushte, fermerët tregojnë se janë të detyruar që të bëjnë roje gjatë natës për të mbrojtur banesat dhe bagëtitë e tyre.

Sipas banorëve të kësaj zone, policia nuk ka reaguar për rastet që këta të fundit kanë bërë denoncime, duke bërë që të ndihen edhe më të pasigurt në pronat e tyre.

Nga kontaktet e marra me Drejtorinë e Policisë së Lezhës, nuk jepet informacion në lidhje me vjedhjet e shpeshta që ndodhin në fshatrat e Lezhës, ndërsa qytetarët apelojnë që nësë shteti nuk ndërhyn, ata do përballen vetë me vjedhësit duke bërë vetëgjyqësi.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re