Skip to content

Vjedhja e Luvrit: Arrestohen pesë të dyshuar të rinj, raporton radioja franceze RTL

image 71

Dy burra të arrestuar fundjavën e kaluar kanë “pranuar pjesërisht” përfshirjen e tyre në vjedhje.

Pesë të dyshuar të rinj janë arrestuar në lidhje me grabitjen në Muzeun e Luvrit në Paris, raportoi radiostacioni francez RTL.

Më parë, stacioni televiziv francez BFM raportoi se një i dyshuar i tretë ishte arrestuar në rajonin e Parisit të mërkurën vonë në mbrëmje, duke shtuar se burri dyshohej se ishte i pranishëm në vendin e ngjarjes më 19 tetor, kur ndodhi grabitja.

Dy burra të arrestuar fundjavën e kaluar kanë “pranuar pjesërisht” përfshirjen e tyre në grabitje, sipas një deklarate të lëshuar dje nga zyra e prokurorit të Parisit.

Zyrtarët nga zyra e prokurorit të Parisit nuk u janë përgjigjur ende kërkesave për koment mbi këtë informacion.

Përshtati në Shqip S